Rebelimi i Levandovskit, nuk shkon në fazë përgatitore me Bajernin

Nuk mendohej kurrë se do të arrihej deri këtu, por ja që edhe një futbollist i tillë mund ta bëjë. Robert Levandovski ka qenë një nga yjet më të disiplinuar, më të edukuar dhe më besnikë të ekipeve të veta, që kur ishte tek Dortmundi e prej 8 vitesh tek Bajerni, por duket se e ka humbur durimin. Mediat gjermane (Sport1) njoftojnë se sulmuesi polak nuk do të paraqitet në fazën përgatitore me Bajernin, në shenjë rebelimi ndaj kundërshtimit të klubit që ai të shkojë tek Barcelona. Disa vjet më parë, bavarezët arritën ta bindnin që të mos shkonte tek Reali, por ndërsa mbush 34 vjeç në gusht, Levandovski duket se nuk dëshiron të ketë kthim prapa. Nuk dihet sesi do të përfundojë kjo punë, por shenjat nuk janë aspak të mira. Legjenda polake është një emër tepër i madh dhe një pjesë e historisë së Bajernit, ndaj edhe klubi do të mendohet mirë përpara sesa të bëjë një “luftë totale” me të.

Sfidanti.al