Përse portieri Martinez thotë se të gjithë argjentinasit duan të jenë kampionë në Angli?!

Në një aspekt kjo mund të merret si vlerësim për vendin në të cilin luan, pasi ai është “gardian” i Aston Vilës në Premier Ligë. Emi Martinez deklaroi përpara finales së madhe të kontinenteve, Argjentinë-Itali, se çdo argjentinas do të donte të dilte kampion në Angli. “Nëse do të duhej të zgjidhnim një stadium për të fituar një kupë, “Uembli” do të ishte i duhuri, – tha ai, – të gjithë argjentinasit duan që të dalin kampion në Angli”. Nga ekipi i sotëm kombëtar i Argjentinës janë 3 që luajnë në Angli, ndërsa fjalët e Martinezit mund të kuptohen edhe në një mënyrë tjetër, dhe që mund të ketë lidhje me Luftën e Malvineve (për britanikët, Ishujt Falklend), kur Argjentina u përpoq që t’ia merrte Britanisë së Madhe. Nuk mund të thuhet se publiku argjentinas ka ndonjë mendim pozitiv për anglezët.

Sfidanti.al