Egnatia mbetet në Superligë, telefonatën e parë le t’ia bëjë … Dukës!

Pati tension dhe nerva, pati në fund lumturi për vendasit dhe hidhërim për miqtë, por ndeshja përcaktuese për vendin e fundit në Superligë do të mbahet mend për diçka tjetër. Egnatias së Rrogozhinës iu dha mundësia që këtë finale ta luante në fushën e vet, përballë Korabit që vinte nga Kategoria e Parë. Natyrisht, mund të ndodhë që të fitosh në shtëpi, por nuk është normale që një ndeshje e tillë të luhej në stadiumin e njërit prej ekipeve, kur sfida e plej ofit në Kategorinë e Parë mes Korabit dhe Apolonisë nuk u luajt as në Peshkopi dhe as në Fier, veçse në Durrës. Një dhuratë e tillë nuk ishte aspak e vogël dhe ishte nga ato dhurata që vlejnë një sezon. Egnatian e ndihmoi të ruante vendin në Superligë me fitoren 2-0, ndërsa dibranëve ua bëri shumë më të vështirë që të ngjiteshin më lart. Nuk është shumë e qartë se përse u bë kjo zgjedhje, ndoshta Egnatia ishte më e dashur për Federatën, apo ndoshta sepse ekipet e Superligës nuk donin të shkonin në Kukës, aty ku Korabi duhej t’i zhvillonte ndeshjet.

Sfidanti.al