Mesfushori 26-vjeçar ishte njëkohësisht tepër i dëshiruar nga trajneri Erik Ten Hag në “Old Traford”, por edhe një nga lojtarët e listës së transferimeve në “Kamp Nou”. Frenki De Jong është një futbollist shumë i mirë, ndërsa refuzimi i tij për të ndryshuar skuadër ka krijuar një problem të dyfishtë. Mançester Junajtidi e kërkoi dhe ishte gati të paguante për kartonin e tij, pasi trajneri holandez Ten Hag shpresonte ta kishte në ekipin e tij. Besohej se me rreth 75-80 milionë euro, De Jongu mund të merrej. “Dua që të vazhdoj të luaj për Barcelonën, – deklaroi holandezi, – nuk kam ndërmend të ndryshoj ekip”. Gjithsesi, presidenti katalanas, Laporta, shpresonte që të fitojnë shumën e rëndësishme nga transferimi i mesfushorit për të rregulluar sado pak gjendjen e vështirë financiare të klubit.
Sfidanti.al