Nuk mjaftoi humbja në finalen ndaj Realit në Champions, por të kuqtë duhet të marrin edhe një tjetër lajm të keq. Sadio Mane dëshiron të largohet nga Liverpuli, ndonëse sulmuesi senegalez nuk ia ka thënë ende këtë drejtuesve të klubit apo trajnerit Jurgen Klop. Mediat britanike dhe ato gjermane kishin shkruar që më herët për synimin e Manesë për të shkuar tek Bajerni, dhe për t’i dhënë fund 6 viteve në “Anfild”. Besohet se kartoni i tij mund të shkojë në maksimum 35-40 milionë paundë stërlina, apo më pak se 50 milionë euro, ndërsa 30-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Liverpulin.
Sfidanti.al