Italia nuk bën çmenduri si Spanja, por klauzola 150 milionë euro për Leaon është “dryn” i vërtetë!

Në Serinë A nuk e kanë zakon të entuziazmojnë tifozët me nene në kontratë që përcaktojnë se një futbollist nuk mund të largohet pa 400, 600 apo 700 milionë euro. Kështu bën Reali, kështu edhe Barcelona, ndërsa Milani ka një klauzolë shumë më “modeste” për Leaon, 150 milionë euro. Sulmuesi brazilian ka qenë ndër më të dalluarit e kuqezinjve këtë sezon, duke ndihmuar shumë për titullin, dhe ka mjaft interes nga jashtë Italisë për të. Flitet se e ndjek Reali i Madridit, por mund të ketë edhe të tjerë. Madrilenët humbën Mbapenë e ndoshta presidenti Perez kërkon të kënaqë tifozët me një blerje të madhe. Leao është vetëm 22 vjeç dhe vlera në treg për momentin është 50 milionë euro, por me klauzolat nuk bëhet shaka.

Sfidanti.al