Klopi ia mori Mane në nga “duart” Man. Junajtidit, a mund ta humbasë tani për Bajernin?!

Ishte viti 2016 kur sulmuesi nga Senegali po bëhej gati të shkonte tek Mançester Junajtidi për të firmosur kontratën. Vetë Sadio Mane e pohon këtë gjë sot, ndërsa ai mund të bëjë lëvizjen e radhës në karrierë për të shkuar tek Bajerni. Atë verë, senegalezin e mori në telefon Jurgen Klopi, i kërkoi falje që nuk kishte arritur ta bënte pjesë të Dortmundit dhe i propozoi që të ishin së bashku tek Liverpuli. Sulmuesi pranoi dhe ja ku jemi sot pas 6 vjetësh me disa trofe të fituar së bashku, si Championsin, Premier Ligën, Kupën e Anglisë apo Kupën e Ligës angleze (Karabao). Në atë kohë, Klopi e bindi për projektin e tij në “Anfild”, ndërsa sot në moshën 30-vjeçare, trajneri gjerman e sheh të vështirë të bindë klubin që t’i ofrojë Manesë një rrogë më të lartë sesa 200 000 paundë stërlina në javë që fiton me kontratën që i përfundon në 2023.

Sfidanti.al