Kartoni i tij ende vlen 80 milionë euro sipas “transfermarktit”, ndonëse ka një rënie në krahasim me 150 milionët e vitit 2019 kur sapo fitoi Championsin me të kuqtë. Sadio Mane është një nga sulmuesit më të mirë të botës, por Bajerni shpreson ta marrë për vetëm 30 milionë euro, ndërsa në Gjermani shkruajnë se gjithçka po përfundon dhe se senegalezi do t’i thotë “lamtumirë” Jurgen Klopit, dhe “mirë se erdha” Bajernit. Vetë Maneja ka deklaruar vetëm se do të sqarojë të ardhmen pas finales së Championsit. Duket se për sulmuesin 30-vjeçar ndikon fakti që në Mynih do t’i japin rolin e liderit në ekip, diçka që tek Liverpuli e ndan në sulm me Mohamed Salahun, madje duket se egjiptiani vlerësohet më lart. Rroga në “Alianc Arenë” do të jetë gjithashtu e lartë dhe shanset për trofe do të jenë shumë të mira.
Sfidanti.al