Sipas renditjes së botuar nga revista amerikane “Forbs”, klubi torinez është më vlefshmi nga të gjithë italianët e tjerë. Juventusi jo më kot është një biznes i vjetër, i ndërtuar prej një shekulli nga familja Anjeli dhe njerëzit e tjerë që kanë punuar aty, por megjithatë sot po kalon një moment të vështirë. Sipas renditjes së “Forbsit” (Forbes), “Zonja e Vjetër” vlen 2.39 miliardë USD, në krahasim me 1.2 miliardë që vlen Milani dhe diçka më shumë Interi. Pra është gati dyfish në krahasim me milanezet, por kanë qenë pikërisht këto skuadra që kanë fituar titujt dy sezonet e fundit. Nuk dihet nëse projekti i ri me Alegrin do të mund të kthejë kohët e pak viteve më parë kur Juvja e fitoi titullin 9 herë radhazi.
Sfidanti.al