Tirana feston për titullin, por i prish punë Josës duke i “dhënë” Europën Kukësit!

“Dasma” ishte e madhe edhe pse kampionati u mbyll me humbje. Për Tiranën kjo nuk ka asnjë rëndësi sepse titulli ishte fituar që në derbin ndaj Partizanit në Elbasan, ndaj edhe sfida e fundit e Abisnet Superligës ndaj Kukësit u luajt thjesht për të “kaluar radhën” e me sa u duk për të ndihmuar kuksianët që të ishin më pranë Europës. Përfundoi 3-2 për miqtë në “Selman Stërmasi”, ndërsa Tirana mori titullin në mënyrë të merituar. Në festën e organizuar menjëherë më pas, presidenti Halili bashkë me ngritjen e trofeut njoftoi rinovimin e kontratës me trajnerin Orges Shehi.

Kukësi do të ketë mundësi të shkojë në Europë nëse Laçi fiton Kupën, pasi veriorët dolën në vend të tretë. Vllaznia e mbylli me po aq pikë, por me bilanc më të dobët ndaj edhe u mbetet shansi i fundit, finalja e Kupës që do ta luajnë me kurbinasit. Partizani e mbylli në vend të tretë, i kualifikuar për në Europë edhe pas fitores së madhe në Laç 4-3.

Java 36: Tirana-Kukësi 2-3, Laçi-Partizani 3-4, Kastrioti-Vllaznia 1-3, Egnatia-Dinamo 1-1, Skënderbeu-Teuta 0-0.

Renditja: Tirana 73 pikë, Laçi 63, Partizani 58, Kukësi 55, Vllaznia 55, Teuta 50, Kastrioti 43, Egnatia 35, Dinamo 29, Skënderbeu 26.

Sfidanti.al