Janë të shumtë futbollistët që po theksojnë se ndihen shumë mirë në “Kamp Nou” edhe pa luajtur, por thjesht duke marrë rrogën. Barcelona i ka bazuar disa nga planet për përforcime tek largimi i disa prej lojtarëve. Miralem Pjaniç, Memfis Depai, Martin Brejthuejt, Serzhinjo Dest dhe Samuel Ymtiti janë disa prej atyre as nuk u shkon në mendje të humbasin rrogat e lartë që marrin në Katalonjë. Kjo e komplikon shumë situatën financiare të klubit të La Ligës, që kërkon Levandovskin, por edhe lojtarë të tjerë për të krijuar ekipin e duhur për trajnerin Ksavi Hernandez.
Sfidanti.al