Do ta humbasë Barça, Gavin? Ksavi Hernandez jep shpresë!

Presidenti Zhoan Laporta, në mes të shumë punëve për të shpëtuar klubin, nuk u përmbajt dhe deklaroi se nuk e imagjinon dot që Gavi të mos e kuptojë gjendjen e Barcelonës, kur vjen puna për bisedimet për rinovimin e kontratës. Gavi ka akord me Barçën deri në 2023, dhe deri tani nuk i është përgjigjur ofertës së klubit, ashtu siç nuk e ka bërë as Ronald Arauho. Gjithsesi, trajneri Ksavi Hernandez thotë se ka optimizëm për rinovimin. “Ne nuk mund të lejojmë largimin as të Arauhos dhe as të Gavit, – thotë ai, – por, këto gjëra kërkojnë kohë. Besoj se në ditët e ardhme do të mund të njoftojmë diçka të re”.

Sfidanti.al