Qeveria britanike pritet ta miratojë blerjen e Çelsit nga Tod Boehli

Një konsorcium amerikan besohet se tashmë i ka në dorë aksionet e bluve të Londrës, dhe se Roman Abramoviç do të jetë e shkuara. Mediat angleze shkruajnë se qeveria britanike e kryeministrit Boris Xhonson (atij që bëri namin me festat duke shkelur rregullat e Kovidit) është gati të miratojë shitjen e klubit tek miliarderi amerikan, Tod Boehli. Kënaqësia është e madhe për qeverinë në Londër që Abramoviçi nuk do të marrë asgjë nga shitja e klubit m vlerë 4.25 miliardë paundë, pasi paratë do të mbeten të Çelsit, sipas parimit të futbollit profesionist se llogaritë bankare të pronarëve dhe llogaritë bankare të klubit janë dy gjëra të ndryshme.

Sfidanti.al