Kutinjo: Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Liverpulit!

Ka disa personazhe që mezi priten këtë të diel në Angli. Njëri prej tyre është Filip Kutinjo, ish-ylli i Liverpulit dhe që do të jetë përballë Mançester Sitit në radhët e Aston Vilës. Lojtari mjaft i talentuar brazilian mbërriti në Birmingam nëpërmjet Barcelonës në formë huazimi, dhe një rezultat i ekipit të tij në “Etihad” mund ta ndihmojë Liverpulin të dalë kampion. Kuptohet që Kutinjo pyetet gjerë e gjatë nga gazetarët që mezi i presin këto situata. “Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Liverpulit në rrjetet sociale, – pohon ai, – sinqerisht, nuk dua të komentoj për këtë. Ne duam që të luajmë mirë për veten tonë, për Aston Vilën, duam të marrim rezultat edhe pse e dimë se jemi përballë një ekipi të madh. Duam të ngjitemi sa më lart. Ne do të luftojmë fort deri në fund”. Edhe tifozët e Liverpulit duan pikërisht këtë gjë.

Sfidanti.al