Milot Rashica i është “kundërpërgjigjur” Gianni De Biasit, që nuk lodhet duke e injoruar sulmuesin.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gienni de Bisi, foli gjatë ditës së premte për anësorin e ri të Kosovës, Milot Rashicën, i cili u grumbullua me Kuqezinjtë para se të udhëtojnë në Euro 2016, por nuk arriti të bind italianin që të ftohet në Evropian – e që më pas u largua nga Shqipëria për ta përfaqësuar Kosovën.
De Biasi tha se djaloshi nga Vushtrria nuk ia mbushi mendjen në grumbullimin në Austri, dhe tani menjëherë ka ardhur kundërpërgjigja e yllit shqiptar të Vitesses.
Pa fjalë dhe me një fotografi të jashtëzakonshme e bërë në ndeshjen historike ndaj Finlandës (e cila përfundoi 1:1), Rashica ka vendosur t’i “kundërpërgjigjet” trajnerit të Shqipërisë, duke treguar edhe një herë se është krenar për zgjedhjen që ka bërë, të përfaqësojë vendin e tij, vend ku edhe i mori hapat e parë në futboll.