Ibrahimoviç kundër “Djallit”? Ika në Kinë po dështuat..

Zllatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United, nëse kjo e fundit nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të seoznit, por me opsion të vazhdimit edhe për një tjetër.

Por, sipas tabloidit britanik,Daily Mirror, ish sulmuesi i Barcelonës po heziton ta vazhdoj kontratën pasi “Djajtë e Kuq’ e kanë në pikëpyetje kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Daily Mirror shkruan se Ibra nuk ëstë i gatshëm që edhe sezonin tjetër mos të luajë në garën më prestigjioze evropiane.

Thuhet se ish sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Milanit dëshiron që të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasa se të transferohet në Amerikë.