Jurgen Klopi i quan yjet e stolit të Liverpulit “Ferrari në garazh”!

Jurgen Klopi është tepër i lumtur me ekipin e tij, edhe pse i vjen keq që disa prej lojtarëve nuk luajnë aq sa duan dhe aq sa e meritojnë. Të tillë si Minamino apo Origi apo Kimikas patën mundësi të dalloheshin në fushën e Sauthemptonit ku Liverpulit fitoi 2-1 dhe mbajti gjallë ëndrrat për titull në Premier Ligë. “Është njëlloj si të kesh një Ferrari në garazh, komenton “Deili Meili” fjalët e Klopit, me Liverpulin që lufton për titullin deri në fund.

“Ishte e pabesueshme, – tha Klopi, – ne ishim në humbje 0-1, por ia dolëm. E jashtëzakonshme. Çfarë mund të them tjetër për këtë grup. Ne ishim të detyruar të fitonim për shkak të situatës, po ashtu duhej të bënim ndryshime, por ata lojtarë e meritonin dhe e treguan veten. Ne nuk jemi dorëzuar, na vjen keq që kemi humbur pikë në disa ndeshje, por ky është realiteti. Ne do të përpiqemi deri në fund. Do të jetë e vështirë ndaj Uolvesit. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme në “Anfild”. Besoj se Salah dhe Van Dajk mund të jenë pjesë e kësaj ndeshjeje, dhe për finalen e Championsit do të jenë gati”.

“Paraqitja komanduese e Milnerit e mban Liverpulin në garën për titull”, vlerëson e përditshmja “Gardian” (The Guardian). “Deili Mirror”: Sërish duke luftuar! 9 ndryshimet e Liverpulit dalin të frytshme dhe djemtë e Klopit arrijnë fitore me përmbysje! Mançester Siti kryeson me 90 pikë ndaj 89 të ekipit të Jurgen Klopit.

Sfidanti.al