Pas 10 vjetësh, Uej Runi shpreh dyshime për titullin e Mançester Sitit

Me Roberto Mançinin në stol dhe me Kun Agueron apo Edin Xhekon në fushë, “qytetarët” fituan trofeun e parë të Premier Ligës që nga blerja e aksioneve prej sheikëve të Lindjes së Mesme. Ishte java e fundit e sezonit dhe Mançester Siti u desh të luftonte për të përmbysur rezultatin ndaj Kuins Park Rejnxhërsit (QPR) që kryesoi 2-1 deri në fund të kohës së rregullt. Në minutat shtesë, u shënuan dy gola nga vendasit, ku rrjeta e Kun Agueros i siguroi titullin. Uejn Runi, që në atë kohë ishte me Mançester Junajtidin dhe synonin të dilnin ata kampionë, kujtohet tani pas 10 vjetësh për të shprehur dyshime. “Habitem shumë kur e kujtoj atë ndeshje, – thotë ish-sulmuesi, – kur Siti barazoi, QPR-ja e dorëzoi menjëherë topin duke e hedhur në mesin e fushës. Kjo gjë nuk është vënë kurrë në pikëpyetje, në dyshim, mua më duket e habitshme”.

Sfidanti.al