“Peshat e lehta” të Arsenalit i dorëzojnë Championsin Totenhemit

Disfata në fushën e Njukasëllit nuk është se pritej, por edhe shqetësimi ekzistonte se mund të ndodhte. Arsenali u rrëzua me shifrat 0-2 në “Sent Xhejmsis Park” duke i dorëzuar “çelësat” e Championsit tek Totenhemi i Antonio Kontes. Ben Uajt (autogol) në 55’ dhe Bruno Gimaresh në 85’ ishin ndëshkuesit e “topçinjve”. Totenhemi ka 68 pikë ndaj 66 të Arsenalit, duke pasur golaverazh më të mirë, pra i mjafton edhe barazimi në javën e fundit për të siguruar kualifikimin për në Champions. Ndeshja e fundit në 22 maj është në fushën e Noruiçit, ekip që ka rënë në kategorinë e dytë. Antonio Konte (thuajse) arriti një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, ndoshta edhe më të madh sesa ai me Interin apo me Çelsin, sepse Totenhemin e mori në kushte të tilla që rrezikohej të mbetej në pjesën e poshtme të tabelës. Në 2 nëntor 2021, kur trajneri italian erdhi tek Spërsat, ata kishin vetëm 13 pikë, shumë larg nga 3 vendet e fundit. Nën drejtimin e tij, u arritën 13 fitore, 3 barazime e 6 humbje me një ekip që kishte rënë përtokë moralisht dhe si frymë skuadre, dhe i cili mori vetëm pak përforcime në janar si Kulushevski dhe Betankur.

Sfidanti.al