Është një shprehje që e përdorin në futboll në Itali për ata që publiku i ka dashur më shumë. Është përcjellë kështu Françesko Toti, kështu Havier Zaneti apo Paolo Maldini, dhe ky ishte kori në stadiumin “Alianc” të Torinos për kapitenin Xhorxho Kielini. Kapiteni i Juventusit luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit me fanelën bardhezi, pas 17 vjetësh, që përkthehen në 199 muaj (plus një ditë). Për t’i bërë një lamtumirë siç e meriton, Alegri e zëvendësoi në minutën e 17-të (aq sa janë sezonet e tij me “Zonjën e Vjetër”) të sfidës së Serisë A, Juventus-Lacio. Brohoritja e tifozëve ishte e madhe, me shprehjet “ka vetëm një kapiten” dhe “Kielini, faleminderit për gjithçka”. Largohet pasi fitoi 20 trofe, nga të cilët 9 tituj kampion në Serinë A. “Juventusi ishte gjithçka për mua, – tha qendërmbrojtësi, që doli edhe kampion i Europës me Italinë, – ishte koha për t’u larguar”.
Sfidanti.al