Si e festoi Pioli fitoren me Atalantën? Duke i penguar lojtarët të bënin festë të dielën!

Menjëherë pas ndeshjes në “San Siro”, pra sapo ishte kompletuar detyra e radhës, trajneri i Milanit u tha disa fjalë futbollistëve të tij. Kuqezinjtë kishin fituar 2-0 ndaj Atalantës dhe ishin në prag të fitores së titullit, ndërsa në 20:45 luante Interi. Me shumë mundësi, lojtarët kishin programuar për të qendruar jashtë deri natën vonë, për të ndjekur rivalët e për të kremtuar nëse ia dilnin të merrnin “skudeton”. “Ua ndalova lojtarëve që të dilnin të dielën në mbrëmje, – tha Stefano Pioli, – duhet të mbetemi të përqëndruar dhe të vendosur, sepse mungon edhe një javë. Para ndeshjes, u tregova futbollistëve një intervistë të Kobi Brajantit të ndjerë që thoshte se “edhe në 2-0 puna nuk ka përfunduar”. Kështu duhet të jetë edhe për ne”.

Sfidanti.al