Cili do të jetë fati i Ronaldos? Ten Hagu do ta rindërtojë Junajtidin me të rinjtë!

Trajneri holandez ka përcaktuar katër futbollistë që do të jenë në bazë të projektit të tij, ndër ata që bëjnë pjesë në skuadrën aktuale, dhe flitet për të rinj në moshë. Erik Ten Hag do ta nisë punën në Mançester duke synuar të kthejë në formën maksimale futbollistë të tillë si Xhejdën Sanço, Entoni Elanga, Skot Mektominai dhe Markus Rashford. Të katër patën një sezon të vështirë në “Old Traford”, por Erik Ten Hagu njihet si njeri që di të punojë me moshat e reja, siç e ka treguar qartë tek Ajaksi. Gjithsesi, ai synon Frenku De Jongun e Barcelonës në mesfushë, me Pol Pogbanë që do të largohet, ndërsa besohet se “djajtë e kuq” do të duan edhe Deklan Rajsin e Uest Hemit. Me gjasë, Ten Hagu do të aktivizojë edhe Doni Van de Bekun e lënë pas dore nga Solskjeri dhe Rangniku, ndërsa ka dyshime se cila do të jetë e ardhmja e yjeve të vjetër si Kristiano Ronaldo apo Edinson Kavani.

Sfidanti.al