Nga Lautaro Martinezi nuk do të heqë dorë, por pritet që Edin Xheko të mos jetë titullar për ndeshjen e kësaj të diele në Serinë A. Shprsat nuk janë shumë të mëdha për të mbrojtur titullin, por Interi duhet të bëjë maksimumin e tij për të shpresuar për ndonjë gabim të Milanit. Trajneri Simone Inzagi, i ka udhëzuar lojtarët e tij se fitorja e Kupës së Italisë në mesjavë ndaj Juventusit mund të ketë pasoja fizike dhe psiqike tek ata, ndaj duhet të bëjnë maksimumin për të mos ulur formën. Mediat italiane shkruajnë se tekniku zikaltër do të luajë me Angel Korrean në sulm në krah të Martinezit, dhe po ashtu me Bastonin në formacion në formë. Ndaj Kaljarit duhet fituar me patjetër, ndryshe nuk ka shpresë për titullin.
Sfidanti.al