Kur triumfon 4-2 me fitore në një seri të plej ofit në NBA, kjo do të thotë se ke pasur epërsi ndaj kundërshtarit. Majemi Hit e provoi veten si udhëheqja e duhur e Konferencës Lindore duke “spastruar” Filadelfian pikërisht me këtë rezultat, pasi triumfoi 99-90 jashtë fushe. Një ekip që cilësohej i fortë, por jo kandidat për titull, u tregoi të gjithëve se kanë gabuar me parashikimet, duke arritur finalen në Lindje, ku pret fituesin e çiftit Miluoki-Boston. Në një ndeshje me pak pikë në Filadelfia, Xhimi Batler me shokë u treguan më shumë kolektiv dhe patën më shumë karakter sesa vendasit, pavarësisht se në parket ishin Zhoel Embijd dhe Xhejms Harden. Embijd shënoi 24 pikë dhe kapi 12 topa në tabela, por u mbulua fort dhe gaboi shumë në gjuajtje, duke realizuar vetëm 7 nga 24 nga loja, për mesataren turpëruese 29 për qind. Harden mori pak pjesë në lojë me vetëm 11 pikë dhe 9 asistë. Për Majemin u dallua sidomos Batler me 32 pikë e 8 topa në tabelë, por gjithë formacioni luajti mirë duke shënuar 81 pikë nga 99 të gjithë ekipit.
Sfidanti.al