De Brujne është floriri i Guardiolës, ka shënuar e krijuar 200 gola!

Në moshën 30-vjeçare është po ai artist që ka qenë tek Volfsburgu, por më i përsosur. Kevin De Brujne është nga ata lojtarë, kartoni i të cilëve vlen 90 milionë euro, edhe pse luan në mesfushë dhe jo në sulm, ndërsa për Mançester Sitin është padyshim futbollisti më i rëndësishëm.  Ai ka 84 gola dhe 116 asistë në karrierën e tij si lojtar në “Etihad” (madje thuhet se ka 86 rrjeta). Kjo në vetëm 304 ndeshje, duke qenë një nga mjeshtrat më produktivë të këtij sporti. Edhe Siti i ka dhënë shumë kënaqësi, 3 tituj kampion në Angli (që pritet të bëhen 4), 1 Kupë të Anglisë, 5 Kupa të Ligës dhe një Superkupë të Anglisë, edhe pse nuk e ka fituar dot Championsin. Mediat dhe opinionistët, po ashtu tifozët në rrjetet sociale, bënë shaka duke thënë se me 4 golat e shënuar, belgu i dha mirëseardhjen yllit të ri të ekipit, Erling Haland.

Sfidanti.al