Është e njëjta situatë si në sfidën Majemi-Filadelfia. Një ekip simpatik, me një yll të ri dhe bukurosh si Luka Donçiç është përballë një rivali më të plotë, më në harmoni dhe me më shumë cilësi, që prej dy vjetësh dëshiron të fitojë titullin. Basketbollistët e Feniks Sansit nuk lejuan t’u shpëtonte nga dora ndeshja e rëndësishme e pestë e raundit të dytë të plej ofit, madje e fituan atë thellë ndaj Dallasit, duke kryesuar tani 3-2 me fitore. Përfundimi ishte 110-80 sidomos falë një periudhë të tretë shumë të fortë të vendasve, për të cilët tetë lojtarë u dalluan duke shënuar një sasi të rëndësishme pikësh, ku veçohen Buker me 28, Ejton me 20, dhe Brixhs e Xhonsoni me nga 14. Kris Pol shënoi vetëm 7 pikë, por shtoi 10 asistë, ndërsa Ejton pati 9 topa në tabela e Bukeri pati 7. Për Dallasin, Luka Donçiç shënoi 28 pikë dhe kapi 11 topa në tabela, por nuk e organizoi dot lojën siç deshi. Slloveni dha vetëm 2 asiste, dhe pse bëri 3 vjedhje topi. Vetëm Branson e pati nivelin e kapitenit, me 21 pikë, ndërsa Bertans shtoi 10 pikë.
Sfidanti.al