Fatkeqësia e tij ka qenë e madhe, edhe pse bëhet fjalë vetëm për futboll, jo për tmerre si ato të Luis Enrikes që humbi vajzën dhe si Sinisha Mihajloviç që po lufton për jetën. Gjithsesi, ishte një lehtësim i madh për Leonardo Spinacolën që arriti të kthehej në fushë pasi e mori veten nga një dëmtim shumë i rëndë. Lojtari i kombëtares së Italisë u lëndua keqazi në Euro 2020, duke këputur tendinin e Akilit në sfidën ndaj Belgjikës dhe ndenji jashtë fushave 311 ditë. Pasi ishte i gatshëm që në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës ndaj Leisterit, Spinacola u aktivizua në fund në ndeshjen e Serisë A kundër Fiorentinës. Edhe pse luajti vetëm 4 minuta, sërish për të është një sukses i madh, sikur të ketë fituar ndonjë titull.
Sfidanti.al