Interi dëshiron ta mbajë “më të mirin në fushë, por Perishiçit i ka mbetur hatri!

Është pak a shumë si situata e Robert Levandovskit tek Bajerni.Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Interit, Ivan Perishiç, është lënë që të presë për rinovimin e kontratës, diçka që nuk është pëlqyer aspak prej tij. Aq i zemëruar dhe i fyer është ndjerë mesfushori kroat i krahut saqë nuk ngurroi të shfryhej direkt pas finales së Kupës së Italisë, ndërsa ishte koha për të festuar. “Me lojtarët e rëndësishëm nuk pritet deri në fund, – u shpreh ai, – nuk bëhet kështu. Kaq mund të them për rinovimin”. Tifozët kishin besim se klubi do ta mbante veteranin kroat, ndërsa Bepe Marota ishte shprehur me optimizëm para ndeshjes, por edhe ai doli i përgënjeshtruar. Gjithsesi, Perishiç theksoi se vëmendja ishte te kampionati dhe se besimi ekziston për ta fituar titullin.

Sfidanti.al