Empoli është klubi italian i shqiptarëve, nga Hysaj tek Bajrami dhe Asllani!

Nuk është i vetmi përfaqësues në Apenine që aktivizon futbollistët tanë. Gjithsesi, asnjë ekip në Itali nuk është më i dalluar sesa Empoli në zbulimin dhe reklamimin e talenteve shqiptare në futboll. Ylli i fundit është Kristjan Asllani, që kërkohet nga klube tepër të rëndësishëm si Interi, Milani apo Napoli, ndërsa është vetëm 20 vjeç. Mediat italiane theksojnë se toskanët janë specialistë për të rinjtë shqiptarë, ndërsa sollën vjet nga Zvicra edhe Nedim Bajramin, kur mesfushorin 23-vjeçar nuk e njihte thuajse askush. Gjithsesi, historia e Empolit me kuqezinjtë është më e hershme dhe fillon me Elseid Hysajn.

Mbrojtësi shkodran u bashkua me toskanët kur ishte 14 vjeç, dhe në 2011 u grumbullua në ekipin e parë të Empolit duke nisur një karrierë që e bëri tepër të njohur në Itali. Ai luajti për ekipin e drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri për 4 vjet, përpara sesa të transferohej tek Napoli, ku bëri emër si titullar i padiskutueshëm për shumë vite. Duke u kthyer tek lojtarët e sotëm, tek Empoli fillimisht shkëlqeu Bajrami me 6 gola dhe 5 asiste në Serinë A, dhe 8 gola gjithsej në sezon, dhe gjithashtu kërkohet nga klube me emër në Itali. Kristjan Asllani është bërë i njohur në 2022, duke qenë titullar në çdo ndeshje për ekipin toskan.

Sfidanti.al