Gjatë gjithë këtyre muajve kemi shkruar për kritika të forta që ka marrë klubi bavarez për problemet që po kalon. Trajneri Nagelsman dhe drejtuesit kanë qenë nën sulme nga tifozët dhe nga mediat për shkak të eliminimit nga Champions, dobësive në mbrojtje dhe pafuqisë për të mbajtur yjet apo për të marrë të tjerë. Lojtarë si Levandovski, Gnabri apo Toliso mund të largohen ndërsa Zyle ka ikur tashmë. Gjithsesi, ka edhe “ditë të bardha”, pasi lajmet janë që Bajerni ka arritur marrëveshje për të marrë dy lojtarë të Ajaksit, mbrojtësit Rajan Gravenberk dhe Nusair Mazraui. Gjermanët kishin konkurrencë, por duket se po ia dalin. Nga ana tjetër, është bërë një ofertë për mesfushorin e Lajpcigut, Konrad Laimer.
Sfidanti.al