Përderisa Adejemi shkon tek Dortmundi, po Vrioni ku duhet të shkojë?!

Golshënuesi më i mirë i Bundesligës austriake cilësohet një pasardhës i vërtetë i Erling Halandit. Borusia e Dortmundit bëri pikërisht këtë gjë, duke zëvendësuar gjigandin norvegjez me sulmuesin e Salcburgut, Karim Adejemi. Të dy kanë bërë të njëjtën rrugë, Salcburg-Dortmund, ndonëse Halandi tani është i Mançester Sitit. Sulmuesi gjerman është i pari në renditjen e Këpucës së Artë në Austri me 19 gola, por jo larg tij në vend të dytë është sulmuesi i Shqipërisë, Xhakomo Vrioni. i huazuar nga Juventusi, 23-vjeçari arriti në 15 gola për një ekip që shënon shumë më pak sesa Salcburgu, Tiroli (41 me 57). E pra, përderisa Adejemi refuzoi 7.5 milionë paundë stërlina rrogë në sezon tek Mançester Junajtidi dhe cilësohet yll në “Signal Iduna Park”, edhe Vrioni meriton patjetër një “skenë” të madhe.

Sfidanti.al