Prova është shumë e vështirë, veçse të paktën në shtëpi kanë qenë të pathyeshëm. Basketbollistët e Filadelfias arritën edhe fitoren e dytë radhazi ndaj Majemit në raundin e dytë të plej ofit të NBA-së, me shifrat 116-108, dhe mbi të gjithë shkëlqeu Xhejms Harden. Edhe pse më i miri si shënues ishte Xhimi Batler me 40 pikë, “Mjekra” mori për dore vendasit duke i dërguar tek fitorja. Harden shënoi 31 pikë duke qenë dinjitoz në gjuajtje, pati 7 topa në tabela e sidomos 9 asistë duke ndihmuar shokët që të realizonin. Edhe pse e humbi topin 6 herë, sërish pati shumë më tepër pluse sesa minuse. Zhoel Ebijd shënoi 24 pikë dhe kapi 11 topa në tabela, por sidomos ishte tepër i rëndësishëm me praninë e tij në parket, në sulm dhe në mbrojtje. Tani seria do të shkojë në Majemi dhe nuk dihet nëse ekipi numër 1 i Lindjes do të arrijë të kthehet te fitorja. Do të jetë një moment-kyç, dhe dyshja Embijd-Harden pritet të jetë tepër e rëndësishme për Filadelfian.
Sfidanti.al