Ja pra që nuk mjafton të jesh në një ekip të madh, që të siguron trofe dhe që luan në kampionatin më të fortë të botës. Për Sadio Manenë duket se vlejnë edhe paratë e rrogës që, në një lloj mënyre, kanë lidhje edhe me statusin personal dhe me respektin. Lajmet janë që sulmuesi nga Senegali ka hasur vështirësi në bisedimet për rinovimin e kontratës me Liverpulin, që përfundon në 2023. Sipas “Deili Meilit”, përfaqësuesit e Manesë kanë kontaktuar edhe Bajernin e Mynihut për të hapur një “dritare” për të ardhmen nëse nuk arrihet akordi me të kuqtë. Ja pra, që “hallet” e trajnerit Jurgen Klop nuk kanë të bëjnë vetëm me Mohamed Salahun që gjithashtu nuk ka arritur ende akord me drejtuesit në “Anfild”.
Sfidanti.al