E pranoi humbjen dhe e mori me vete pa bërë fjalë për rezultatin, por ishte tepër i acaruar për atë që e cilëson si trajtim tepër të keq të Romës nga ana e arbitrave. Në ndeshjen ndaj Fiorentinës në Serinë A, Zhoze Murinjo pati pretendime se VAR-i ndërhyri pa të drejtë për t’i dhënë një penallti të zotëve të shtëpisë, ndërsa arbitri kryesor Guida nuk e dha. “Ishte vetëm një prekje, jo një faull, – tha portugezi, – arbitri Guida ishte shumë afër dhe nuk sinjalizoi, përse duhej të ndërhynte VAR-i. Zoti Banti duhet të na japë shpjegime. Duhen shpjegime nga të gjithë Bantit e kësaj bote. i presim prej shumë ndeshjesh, nuk flas thjesht për këtë të sotmen, por sidomos për Venecian, Bolonjën dhe shumë episode të tjera”.
Sfidanti.al