U desh të kalonim tunelin e Elbasanit për të gjetur Tiranën e vërtetë, Tiranën që nuk komandohet të kundërshtojë veten , por ndizet nga instikti arrogant për ta hedhur nokaut kundërshtarin. Dhe ku do të gjëndej një ditë tjetër për të treguar të vërtetën lakuriqe, një ditë më ideale, se sa kur luan kundër rivalit më të harbuar, Partizanit.
Ajo që ndodhi, dëshmoi “teatrin amator” të javëve të kaluara : Tirana realizoi një përmbysje të trefishtë! Përmbysi Partizanin, i cili realizoi i pari me një rofeshatë mbresëlënëse të Skukës, përmbysi “skenarin e filmit” ku tek fitorja do të kthehej vetëm në javën e fundit , përmbysi edhe edhe “ligjin tabu” të diktaturës me top se nuk lejohet të fitohet titulli kampion dy herë brënda 3 viteve të fundit…
Edhe pse në dynjanë tonë të futbollit nuk do të gjëndet kurrë një mëndje e paqtë dhe e përbashkët për fituesin dhe për humbësin, ky ekip kampion s’mund matet me fitimin joshës material, qoftë 1 milion euro apo edhe më shumë. Tirana e Orges Shehit do të kujtohet si një ekip që të vetmin kundërshtar që hasi në këtë sezon ishte Tirana tjetër, versioni i deformuar i vetes. Si mund të komentohen këto javët e fundit, veçse një zot e di, kur shikoje kampionët që tolloviteshin me një rol të padobishëm dhe të pamoralshëm në krahasim me udhëtimin e tyre kaq prepotent dhe mbresëlënës, ku të gjithë kundërshtarët u ulwn nw gjunjë, me hir e me pahir!
G. Sinemati