Mesfusha duket e siguruar me yllin e ri francez, ashtu siç duket edhe sulmi me Vinisiusin e Rodrigon, pa folur për Kilian Mbapenë që pritet me orë. Në përballjen e zjarrtë ndaj Mançester Sitit, njeriu që u dallua më shumë për Realin ishte pikërisht Eduardo Kamavigna. Në vetëm 45 minuta në fushë, mesfushori pati 37 prekje të topit, 21 pasime, 81 për qind saktësi në pasime, saktësi në 2/3 e topave të gjatë, krijoi 1 shans, fitoi 5 nga 8 duelet, bëri 4 ndërhyrje për top dhe 2 spastrime të topit. Të gjithë analistët theksuan se Kamavigna i solli energji të jashtëzakonshme “merengesve” duke i dhënë të drejtë trajnerit Karlo Ançeloti që i dha “çelësat” e mesfushës duke hequr Krosin e Modriçin.
Sfidanti.al