Një foto nga shtëpia e Mbapesë që nuk thotë asgjë për të ardhmen

“El Mundo Deportivo” në Spanjë, por edhe media të tjera iberike e botuan menjëherë atë që u hodh në rrjetet sociale nga një shok i futbollistit. Një foto normale e shtëpisë së Kilian Mbapesë, madje vetëm e një pjese të saj, ku duken disa zbukurime, një trofe individual (Kopa) fituar nga francezi, ndonjë kopertinë e vendosur në kornizë dhe një fanelë e Mbapesë me numrin 7, firmosur nga “i zoti i punës”. Fotoja është nga artisti Ora Ito, madje edhe fanela është e tij. Vetë Mbape nuk ka sqaruar asgjë se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm, nëse do të rinovojë me Paris SG apo do të shkojë tek Reali. Në Madrid nuk bëjnë zhurmë, ndoshta janë të bindur që 23-vjeçari do të jetë futbollist i tyre.

Sfidanti.al