Fillimisht, këtë e kishte premtuar pronari i tanishëm, Roman Abramoviç. Miliaderi rus deklaroi që kur vendosi të shiste aksionet se do të merrte përsipër pagimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta (bankave) që arrijnë në 1.6 miliardë paundë stërlina. Mbi këtë bazë u ngrit procesi i shitjes së Çelsit, dhe favorit mbetet miliarderi amerikan, Tod Boehli me një ofertë prej 3.6 miliardë paundësh stërlina. Gjithsesi, mediat angleze shkruajnë se Abramoviçi ka thënë privatisht se e ka të vështirë të mbajë premtimin pas sanksioneve që qeveria britanike vendosi ndaj tij. Qeveria në Londër pritet ta hedhë poshtë këtë akuzë, por gjithsesi nëse pronari rus nuk shlyen borxhet, bëhet shumë më e vështirë që të shitet klubi dhe që Çelsi të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.
Sfidanti.al