“Ronaldo qendron tek Man. Junajtidi”, konfirmon Ralf Rangnik

E ardhmja e tij nuk është e vendosur, por gjithsesi trajneri që është ende në detyrë thotë se gjithçka është e qartë. Kristiano Ronaldo do të qendrojë tek Mançester Junajtidi edhe për sezonin e ardhshëm, siç e ka kontratën, ndonëse kjo do të thotë se superylli portugez nuk do të mundet të jetë në Champions për 2022-2023. Do të ishte hera e parë që CR7 do të mbetej jashtë Championsit që nga 2003, pra pas 20 vitesh, ndërsa legjenda ka luajtur në Ligën e Kampionëve gjatë gjithë karrierës, që kur kaloi tek Mançester Junajtidi nga Sportingu i Lisbonës. “Nuk ishte një takim lamtumire, – tha trajneri Ralf Rangnik pas fitores 3-0 ndaj Brentfordit në Premier Ligë, – me aq sa di unë, ai do të jetë këtu edhe vitin që vjen”. Gjithsesi, vetë Rangniku kishte thënë më parë se për të ardhmen e Ronaldos duhet të pyetet trajneri i ri, Ten Hag.

Sfidanti.al