Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është njëri nga futbollistët më të ashpër në Evropë. Futbollisti kosovar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës është edhe më i ndëshkuar me karton të kuq, pas Janik Kahuzak, aq më shumë që ky i fundit luan në Korsikë me Bastian, një vend mjaft I nxehtë në Europë. Xhaka është ndëshkuar plot 7 herë me karton të kuq në nivel klubesh, që nga gushti I vitit 2013.
Ja lista me disa nga lojtarët më problematikë
Janik Kahuzak (Bastia) 9 karton të kuq
Granit Xhaka (Arsenal) 7
Gabriel Paneta (Milan) 6
Junuz Sankhar (Bordo) 4
Viktor Sançez (Espanjol) 4
Emir Spahiç (Hamburg) 4
Daniele Gastaldelo (Bolonja) 4
Daniel Kongre (Montpelie) 4
Moustafa Dialo (Guingamp) 4
Kevin Malkui (Seint-Etien) 4