Emeri e pranon: Në “Anfild” mund të kishte përfunduar shumë më keq

Vlerëson ekipin e tij dhe premton ndryshim rrënjësor në “Benito Vijamarin”, por gjithsesi nuk harron të thotë të vërtetën. Unai Emeri është një trajner i mërzitur pasi Vijarreali i tij pësoi humbje 0-2 ndaj Liverpulit në Champions. “Nuk mund të ankohemi për rezultatin, – tha tekniku spanjoll, – Liverpuli e meritoi, madje mund të kishte qenë më keq. Në pjesën e parë ishim mirë në mbrojtje, por nuk bëmë dot asgjë për sulmin, por pas pushimit nuk ia dolëm. Liverpuli nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë, nuk mund të luanim për të fituar, por për të zvogëluar dëmet që të kishim shpresë në ndeshjen tjetër. Në Spanjë, do t’i bëjmë që të vuajnë më shumë sepse do të bëjmë ndryshime, ndoshta taktike. Ata janë favoritë, janë më të mirë se ne, por do të luftojmë fort”.

Sfidanti.al