Madridi krenohet me Benzemanë: Loja sapo ka filluar!

Është “zotëria” i futbollit këtë vit dhe u desh që të priste shumë. Karim Benzema është thuajse kampion i Spanjës, thuajse Këpucë e Artë në La Ligë, dhe një hap larg arritjes së finales së Championsit. Po ashtu mund të fitojë Këpucën e Artë në Ligën e Kampionëve dhe Këpucën e Artë të Europës. Nëse sezoni mbyllet me çmimet individuale dhe me dy trofetë e mëdhenj ekiporë, pra kampionatin dhe Championsin, atëherë do të jetë një edicion histori. Benzema beson se mund të arrihet. “Loja sapo ka filluar, – thotë ai, – jemi Reali. Nuk është kurrë gjë e miër kur humbet (ndaj Sitit), por kryesore është që ne nuk i lëshuam kurrë armët deri në fund. Tani na pret “Bernabeu” dhe kemi nevojë për tifozët më shumë se kurdoherë për të bërë diçka magjike, pra për të fituar”.

Sfidanti.al