Mediat spanjolle për Realin: Mrekulli brenda mrekullisë!

Këtë gjë e realizoi Karim Benzema, sulmuesi që shënoi një gol të madh nga loja dhe pastaj rrezikoi me 11-metërshin në formë “Panenka” në përballjen e madhe në stadiumin “Etihad”. Falë tij, Reali ka shpresë për t’u kualifikuar për në finalen e Championsit, ndërsa u mund 3-4 nga Mançester Siti.

“Mrekulli brenda mrekullisë, – titulloi “Marka”, duke komentuar penalltinë e Benzemasë me “Panenka”, – Madridi del gjallë nga Mançesteri”. “Ka punë në “Bernabeu”, – shkruan “AS”, – Reali ringjallet tri herë në “Etihad” dhe u bën apel tifozëve për të shkuar në finale!” Tabloidi anglez, “Deili Meil” lavdëron De Brujnen duke i dhënë notën 9, por qorton portierin e Sitit, Ederson si “të çoroditur”.

Sfidanti.al