Një këshillë e Van Bastenit për Ten Hagun lidhur me Ronaldon

Një sulmues e di sesi duhet të sillesh me një sulmues, pavarësisht nëse është një holandez që flet për një portugez. Marko Van Basten, ylli i sulmit ët Ajaksit, Milanit dhe Holandës, ka një këshillë për trajneri e ardhshëm të Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag. Ky i fundit shkon në “Old Traford” që nga filozofia e Ajaksit, aty ku është rritur edhe Van Basteni, ndërsa këshilla e tij ka të bërë me Kristiano Ronaldon. “Është e qartë që Kristiano bën siç i thotë koka, – shprehet Van Basteni, – por, përsa kohë që shënon gola, Ten Hagu duhet ta aktivizojë, ta ketë në fushë”. Gjithsesi, nuk dihet nëse Kristiano do të pranojë të qendrojë tek Mançester Junajtidi sezonin e ardhshëm, kur nuk do të ketë mundësi të luajë në Champions.

Sfidanti.al