Kjo është haleluja e stadiumeve! Sa herë që inagurohet një stadium i ri, nuk ke ku të hedhësh një kokërr mollë . Dhe fill pas inagurimit, sa fillojnë ndeshjet, ka vend për të hedhur dyzina me maune me mollë, ngaqë boshatisen! Siç duken bathët, dikur kishim tifozë futbolli , ndërsa tani kemi një kategori tjetër… tifozë inagurimesh dhe festash, tifozë që duan të ndjekin nga afër lojën e shefave, të cilën duan ta luajnë me gola poshtë apo me gola lart..
Dhe kjo “loja e fundit” në publik mes zotit Rama dhe presidentit Duka ishte ku e ku në krahasim me ndeshjen pa jetë, pa raste, një lojë në minimumin jetik për të inaguruar një stadium.. Dhe ata që kishin ardhur për të parë ribashkimin apo rithemelimin e flritit mes njëshit të politikës dhe njëshit të topit , nuk kanë dënjuar t’i heshin sytë nga ndeshja e fushës, sepse “derbi” i vërtetë po luhej në tribunë. Një lojë që nuk deshifrohej dot nga të gjithë, ndaj e pyetën presidentin Gjici, të zotin e “dasmës”: a janë më bashkë të lumtur, si dikur, zoti Rama dhe Duka? Përgjigja e tij ishte si një gol , që atë ditë “ndalohej” në fushë, por vetëm në tribunë : “ Ju e patë vetë se sa mirë shkonin me njëri- tjetrin..”
Ajo pamë me sy , ishte si një lojë e njëanshme! Presidenti Duka lodronte si fëmijë, ishte gati t’i prekte dorën gjatë ndeshjes, qeshte sikur punët e futbollit po shkojnë vaj, sikur është në rregull me ligjet, postonte foto pa pushim pranë “mblesit të tij”, tamam siç bëjnë servilët me të. Më pas shfaqet gjetiu, ku tundte e shkundte fanellën me numrin 10-të, me emrin e tij, se ai nuk mund të jetë më poshtë se Maradona dhe Platini,që talentin e kishin tek këmbët, kurse ky toni tek..duart!
Sfidanti.al