Kthehet alkooli në stadiumet angleze rreth 40 vjet pas tragjedisë së Hejselit!

Ndoshta, ndalimi i pijeve të forta nëpër impiantet e “topkëmbës” në ishull kishte lidhje me shumë katastrofa të tjera në ishull, por viti 1985 do të mbahet mend për atë që ndodhi në finalen e Kupës së Kampionëves mes Juventusit e Liverpulit, ku qindra e qindra huliganë të pirë sulmuan tifozët italianë dhe pasoi një tragjedi me 39 të vdekur dhe 357 të plagosur, në një nga ndeshjet më fatkeqe ndonjëherë në futboll. Në 1985, qeveria e kryeministres Margaret Theçer vendosi ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në stadiumet angleze, dhe ky ndalim mbeti në fuqi deri tani. Pas 37-vjetësh, qeveria e Boris Xhonsonit mendon ta ndryshojë rregullin dhe të lejojë alkoolin nëpër ndeshje, ashtu siç bëjnë sporte të tjerë si regbija apo kriketi. Arsyeja? Padyshim ekonomike, sidomos në këtë periudhë pas pandemisë dhe mes luftës në Ukrainë. Llogaritet që në një sezon, klubet e Premier Ligës do të fitonin 30 milionë paundë stërlina, dhe 3 kategoritë më poshtë 35 milionë paundë stërlina të tjera.

Sfidanti.al