Barça s’kish humbur kurrë 3 herë radhazi në “Kamp Nou”, e pësoi nga Vajekano e Balliut!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e realizoi ëndrrën e tij, që të kthehej e të luante në qytetin ku u krijua si futbollist dhe në stadiumin ku ka dashur gjithnjë që të ishte. Ivan Balliu dhe stadiumi “Kamp Nou” mund të bëheshin bashkë vetëm si kundërshtarë dhe kështu ndodhi. Balliu i shpëtoi një ndëshkimi me 2 ndeshje pezullim pas një të kuqi të marrë dy ndeshje më parë, dhe ishte i disponueshëm për ndeshjen e La Ligës në fushën e Barcelonës. Përfunoi 1-0 për Rajon e Vajekanos, me mbrojtësin e djathtë që ishte në fushë gjatë gjithë kohës dhe që mori karton të verdhë. Barça kurrë nuk kishte humbur 3 ndeshje radhazi në “Kamp Nou”, por tashmë i ndodhi. Humbja ishte shumë e rëndë për tifozët dhe për trajnerin Ksavi, skuadra e tij cilit po ecte shkëlqyeshëm deri në dështimin në Ligën e Europës ndaj Frankfurtit. “Ky ësgtë realiteti ynë”, – tha Ksavi, dhe ngjau si Ronald Kumani që ishte në stol në humbjen e fazës së parë (0-1) në fushën e Rajos.

Sfidanti.al