Titulli i Interit, Inzagi është më i kujdesshëm sesa shtypi sportiv

Jehona e fitores ndaj Romës ishte e madhe, qoftë për rezultatin, qoftë edhe për lojën, dhe gazetat kryesore sportive në Itali janë gati ta kurorëzojnë Interin si kampion. Duhen edhe 5 ndeshje deri në fund të sezonit në Serinë A, dhe diferenca nuk është e madhe, ndaj edhe duket se njeriu i stolit të milanezëve ka më shumë të drejtë sesa gazetarët. “Për fat të keq ka ende shumë ndeshje për të luajtur, – tha tha trajneri Inzagi, – do të kemi një kalendar shumë të ngarkuar. Duhet të mendojmë menjëherë për Bolonjën. Skuadra është mirë, morali është i lartë pas 5 fitoreve radhazi. Ne kemi luajtur mirë edhe kur nuk kemi fituar, por janë momente që i kalojnë të gjithë. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse pikët deri tani nuk mjaftojnë”.

“Inter, një kërcim i trefishtë, – titullon “La Gazeta delo Sporti”,- shuplakë treshe Murinjos. Parakalim dhe një natë në krye!” “Gjithnjë e më shumë Inter, – shkruan edhe “Il Korriere delo Sporti”, – Inzagi mund Murinjon dhe kthehet në krye: Duam titullin ballëhapur!” Dy tituj radhazi Interi i ka fituar për herë të fundit kur në stol ishte Zhoze Murinjo, që këtë herë ishte në stolin e Romës. Zikaltërit kryesojnë Serinë A me 72 pikë në 33 ndeshje, ndaj 71 të Milanit.

Sfidanti.al