Prag Inter-Roma, Marash Kumbulla e ka një shpresë për formacionin

Parashikimi është që mbrojtësi i kombëtares shqiptare ta nisë përballjen e Serisë A nga stoli, por megjithatë besohet se Zhoze Murinjo nuk e ka ndarë mendjen plotësisht, ose të paktën kështu besojnë gazetarët. Marash Kumbulla është në balotazh me Ibanjezin për një vend në formacionin e Romës që sot në orën 18:00 luan në “San Siro” ndaj Interit. Të dy trajnerët kanë përcaktuar lojtarët me të cilët do ta nisin sfidën, edhe pse mund të ketë ndryshime të minutave të fundit. Tek Interi mungon vetëm Vidali i dëmtuar, ndërsa Xheko është në balotazh me Korrean për sulmin. Tek Roma, Zaniolo është i dëmtuar, por sidomos edhe i skualifikuar.

Formacionet e mundshme

Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, Lautaro Martinez.

Roma (3-4-2-1): Rui Patrisio, Mançini, Smolling, Ibanjez, Karsdorp, Kristante, Oliveira, Zalevski, Pelegrini, Mkitarian, Abraham.

Sfidanti.al