Shënon gol, por ishte i hidhur për Ronaldon numri simbolik 700!

Kristiano Ronaldo mbushi 700 ndeshje në futbollin profesionisht me klubet, dhe e festoi me gol këtë shifër kaq jubilare, veçse nuk ishte aspak i lumtur. Goli i tij me kokë në 44’ nuk e shpëtoi dot Realin nga humbja me Valencian në ligën spanjolle, pra edhe qëllimi kryesor i CR7-ës nuk u arrit. Fitorja e kampionatit u bë më e komplikuar, ndonëse Madridit mbetet favorit me 1 pikë më shumë se Barça, një ndeshje më pak të luajtur, dhe me “El Klasikon” që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo arriti në 275 gola në vetëm 245 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll, diçka që nuk e ka bërë askush, ndonëse me numrin total të rrjetave kryeson Lionel Mesi. Për Realin, portugezi ka 386 gola në 377 ndeshje, duke mbajtur ende mesataren më shumë se një gol për ndeshje, si askush më parë. Në total, ai ka 509 gola në 700 ndeshje (shpesh nuk llogariten dy ndeshje që ka luajtur në Portugali me Sportingun B, në kategorinë e dytë. Me kombëtaren, Ronaldo ka 68 gola në 135 ndeshje.

Një tjetërn statistikë, askush nuk ka shënuar sa ai gola me kokë në dy vitet e fundit në Europë, plot 51, dy më shumë sesa Fernando Jorente.

Sfidanti.al